Liroi Ilir Xhakjan, shtyhet sërish pretenca për Neritan Tabakun

Shtyhet për në 4 shtator seanca gjyqësore ndaj ish-gjyqtarit të Durrësit Neritan Tabaku, i cili akuzohet nga Prokuroria për shpërdorim detyre, pasi ka liruar nga burgu Ilir Xhakjen, të akuzuarin e vrajses së ish-shefit të policisë së Shijakut Adem Tahiraj.Shtyrja e seancës u bë pas mungesës së prokurorit të çështjes i cili pritej që në seancën e sotme të jepte edhe pretencën për ish-gjyqtarin Tabaku.Kjo është hera dytë që brenda pak ditësh shtyhet dhënia e pretencës për ish-gjyqtarin Tabaku dhe për këtë gjyqtari ka theksuar se do të njoftojë titullarin e prokurorisë për mungesën e prokurorit të çështjes.Ish-gjyqtari Neritan Tabaku akuzohet për shpërdorim detyre, pasi liroi dhe më pas vonoi zbardhjen e vendimit për Ilir Xhakjen, i cili gjatë kohës që ishte në liri, ekzekutoi shefin e Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiri.