Berisha në “Facebook”:1200 votat dhe mandati i vjedhur i Lezhës, simboli i shëmtuar i 23 qershorit!

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, me anë të një publikimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, është shprehur se rezultati i zgjedhjeve të 23 Qershorit, mbetet fund e krye i manipuluar.Menjëherë pas tërheqjes së kërkesës për rivotim nga Partia Socialiste për qarkune  Lezhës, kryeministri Berishaka akuzuar liderin socialist dhe kryeministrin e zgjedhur, Edi Rama, se përsëritja e zgjedhjeve do të silltë ndëshkimin e tij shembullor nga lezhjanët për vjedhjen e votës më 23 Qershor, dhe do hapte rrugën për përsëritjen e tyre në Shkodër, ku sipas Berishës janë vjedhur rreth 700 vota dhe në qarqe të tjera.Sipas Berishës, hetimi dhe transparenca e zgjedhjeve aty ku janë përdorur krimi dhe paratë e pista, janë vendimtare për stabilitetin e vendit.“1200 votat dhe mandati i vjedhur i Lezhës, simboli i shëmtuar i 23 qershorit!Të dashur miq, Edi Rama sot pranoi botërisht se ka vjedhur 1250 vota në Lezhë. Ai papritmas tërhoqi kërkesën e paraqitur në gjykatë për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës, pasi u gjet se në 14 kuti të këtij qarku kishte vjedhur me dhunë, terror dhe para droge, 1250 vota dhe natyrisht me përsëritjen e zgjedhjeve, indirekt, u kërkohej ndjesë qytetarëve të Lezhës.Natyrisht, tërheqjen ai e bëri vetëm e vetëm se përsëritja e zgjedhjeve do të sillte ndëshkimin e tij shembullor nga lezhianët për vjedhjen e votës më 23 Qershor dhe do hapte rrugën për përsëritjen e tyre në Shkodër, ku janë vjedhur rreth 700 vota dhe në qarqe të tjera.Por pavarësisht nga kjo tërheqje, zgjedhjet e 23 Qershorit, rezultati i tyre, mbeten fund e krye të manipuluara. Hetimi dhe transparenca e zgjedhjeve aty ku janë përdorur krimi dhe paratë e pista, janë vendimtare për stabilitetin e vendit. Përpara për votën e lirë të shqiptarëve! Sb”, shkruan Berisha në “Facebook”.