PS tërhiqet nga rivotimi në Lezhë, Gjiknuri: Të mos vonojmë çertifikimin e rezultatit

Me një deklaratë suprizë, PS ka hequr dorë nga rivotimi në qarkun e Lezhës, duke i hapur rrugë certifikimit të zgjedhjeve.Sekretari për çështjet zgjedhore Damian Gjiknuri e ngriti këtë lëvizje të socialistëve mbi 2 argumente, mbylljes së procesit zgjedhor dhe rrëzimit të albisë së demokratëve për vjedhje të votave nga opozita.“Zgjedhjet në qarkun e Lezhës nuk kanë vetëm njërën anë të errët, atë të ndërhyrjes në rezultatet e 4-5 QV të ZAZ 13, mbi të cilat PD ndërtoi gjithë alibinë e saj politike.Përsëritja e zgjedhjeve në qarkun  e Lezhës jo vetëm do të rikonfirmonte 84 mandatet e mazhorancës, por mund të thellonte dhe më shumë këtë rezultat. Por të vetëdijshëm për nevojën që ka vendi për t'i dhënë fund sa më shpejt procesit zgjedhor, përkundër interesit të ngushtë politik, vendosëm të tërhiqemi nga kjo kërkesë. Kjo edhe për t'i hequr çdo fije justifikimi kundërshtarit tonë politik, i cili pas humbjes dërrmuese në 23 qershorit po mundohet të njollosë zgjedhjet apo të ndërtojë alibi politike sikur zgjedhjet ia paska vjedhur opozita. Ndërkohë i deklarojmë publikisht se jemi të gatshëm të aprovojmë çdo kërkesë për hetimin parlamentar të zgjedhjeve, duke bërë realitet atë që ju mohua opozitës për 4 vitet e shkuara për zgjedhjet e vitit  2009  apo për shtimin fiktiv të popullsisë në Kukës në vitin 2012” tha Gjiknuri.Duke i qëndruar besnik provave që disponon e që vërtetojnë manipulimin në Lezhë , Gjiknuri tha se PS-ja do i drejtohet prokurorisë për të kallëzuar paligjshmërinë e votimit në Laç dhe Mamurras.“Ndërkohë aktet e paligjshme në procesin zgjedhor duhet të marrin ndëshkimin e merituar sipas ligjit. Partia Socialiste do të kallëzojë në prokurori të gjithë paligjshmërinë e votimit në Laç dhe  Mamurras si dhe veprimtarinë e KQZ pas ditës së zgjedhjeve” tha ai.Ditën e mërkurë, Kolegji Zgjedhor pritetj te shprehet lidhur me kërkesën e depozituar nga PS-ja për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në Lezhë dhe për ti hapur rrugë rivotimit.