Çertifikimi i rezultatit të 23 qershorit, Bele: Ndarja e mandateve nga kolegji, çështje ditësh

Java e parë e Gushtit do të sjellë çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, duke i hapur rrugë zyrtarisht qeverisë së re.Nënsekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste, Koli Bele, thotë se ndarja e mandateve nga kolegji është çështje ditësh, pavarësisht se e djathta po përpiqet të vonojë sa më shumë  proçesin.Një ditë para se Kolegji Zgjedhor të shprehet për kërkesën e demokratve për rinumërim të 248 kutive të qarkut të Lezhës, Bele deklaron se ankimimi i socialistëve nuk ka bazë ligjore.Duke nënvizuar se afati i ankimimeve të mëtejshme në Gjykatën e Zgjedhjeve ka skaduar, socialistët thonë se duhet rrëzuar edhe kërkesa e Partisë Republikane për të hapur 417 kutitë e materialeve zgjedhore në qarkun e Shkodrës.