PD: Rama i trembet rivotimit, do të mbrojë mandatet me vota të vjedhura

Partia Demokratike ka reaguar pas terheqjes së PS-së nga kërkesa për rivotim në Lezhë, duke e cilësuar këtë një tjetër dëshmi të kompleksit të Ramës nga kapja në flagrancë e votave të vjedhura.Në një deklaratë për mediat nga selia Blu Oerd Bylykbashi ka theksuar se Rama duhet t`i kërkojë falje qytetarëve të Lezhës për tjetërsimin që u bëri votave të tyre."Rama duhet ti këkoj ndjesë shqiptarëve që u përdhosi procesin zgjedhor. Tërheqja nga kërkesa për rivotim në qarkun e Lezhës dëshmoi se Rama është i gatshëm për të bërë gjithçka për të mbrojtur mandatet e vjedhura" tha Bylykbashi.Bylykbashi theksoi se PD-ja është e vendosur për t`i shkuar deri në fund procesit të transparencës, gjë që sipas tij Rama jo vetëm nuk e do, por po mundohet ta pengoje me çdo kusht.