Temperaturat mbi 38 gradë celcius, risk i kancerit të lëkurës

Nëse temperaturat shënojnë 38 gradë celcius apo më shumë se kaq, siç tregon edhe termometri në vendin tonë, është më mirë ti shmangemi diellit sepse riskohemi të prekemi nga djeget deri në kancer të lëkurës.Mjekët rekomandojnë që në këtë valë të nxehti afrikanë, orët e drekës deri në orën 16.00 të shmangent kontakti me rrezet e forta të diellit. Në këtë rast nuk duhet të gënjejnë veten as ata që rrinë nën çadër të plazhit sepse edhe aty ndodhë përthithja e rrezeve deri në nivelin  50%.Mjeku dermatolog në poliklinikën e specialiteve nr 3 në Tiranë Selman Lirza tha se kujdesi duhet sidomos fëmijët të cilët janë më të ndjeshëm ndaj diellit.Studimet kanë treguar se qytetarët tregojnë pak kujdes ndaj diellit. Pushuesit janë të pritur të nxihen menjëherë duke ekspozuar lëkurën e tyre pa vendos asnjë krem mbrotjeje sesa të nxihen ngadalë.Jo të gjithë e njohin kancerin e lëkurës dhe jo gjithë qytetarët dinë të kuptojnë simptomat e një sëmundje vdekjepurëse që shënon rreth 500 raste të reja në vit. Mjekët thonë se personat që kanë nishane në lëkurë, fëmijët, të sëmurët kronikë dhe gratë shtazëna duhet të tregohen më të vëmendshëm ndaj ekspozimit nga rrezet e diellit.