Basha:Transparencë të plotë për 23 qershorin. Sequi: Statusi i arritshëm brenda dhjetorit
Lulzim Basha ka zhvilluar takimin e parë zyrtar në postin e Kreut të Partisë Demokratike duke pritur në selinë Blu, ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi.Në mbyllje të takimit, Basha ka deklaruar se ka ndarë me ambasadorin Sequi shqetësimet për situatën paszgjedhore dhe atë që treguan kutitë e Lezhës e të Shkodrës, duke njoftuar se PD është e angazhuar për transparencë të plotë.“Procesi kishte dy palë e në këtë kuadër ngrita problemet e evidentuara pas procesin në Lezhë, Shkodër e të tjera zona, ku transparenca e ardhur pas indicieve për parregullsi tregoi se në to ka ngritur përdorimi i elementëve kriminale për të dëmtuar votën, i rrezikshëm e i papranueshëm për perspektivën evropiane të vendit, diskretiton besimin e qytetarit te vota e lirë, duhet të kemi transparencë të plotë të asaj që ka ndodhur dhe cdo përpjekje për ta ndalur mes presioneve edhe fizike ndaj përfaqësuesve është e dënueshme dhe është tregues se përdorimi i elementëve kriminale ishte e organizuar dhe palët duhet të marrin përgjegjësi para qytetarëve dhe ligjit. Jo të shtyhet për në kalendat greke e as të fshihet” tha Basha.Basha: PD, kontribut për integriminBasha theksoi gjithashtu se Partia Demokratike do të japë kontributin e saj për të bërë të mundur integrimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.“PD ka qenë e mbetet forca kryesore evropianizuese dhe e vokacionit perëndimor të shqiptarëve. Forca qe ka nisur procesin e integrimit të vendit, me nënshkrimin e MSA, aplikimin për anëtaresim të plotë, rekomandimin për statusin që u bllokua nga opozita që nuk votoi në kohe tre ligjet, jemi forca që ka bërë të mundur ftesën dhe anëtarësimin në NATO dhe mbetet forca që do të japë gjithçka sot në opozitë e nesër në maxhorancë për arritjen në destinacionit final që është edhe një nga porositë e PD ta bëjmë vendin si Evropa” tha Basha.Basha: Komision për mbrojtjen e administratësGjithashtu Basha ka deklaruar se i ka shprehur ambasadorit Sequi shqetësimin e Partisë Demokratike për paralajmërimin e mazhorancës së re për spastrime në administratë duke shtuar se do të ngrihet një Komision për mbrojtjen e saj."I shpreha ambasadorit shqetësimin për paralajmërimin e mazhorancës së re për spastrimin e administratës publike përmes punësimit të militantëve. I shpreha atij mbledhjen e komisionit për mbrojtjen e administratës për pushimin nga puna. I shpreha shqetësimin për frymën e presionit ndaj insitucioneve dhe shtetit, për kulturën që vihet re në komunikimin e mazhorancës së re në raport me çdo institucion publik duke filluar nga institucioni i presidentit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ku duket që ka një revanzh që duhet të ndalohet menjëherë” shtoi Basha.Sequi: Statusi i arritshëm brenda dhjetorit. Mbyllni procesinNdërsa, ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi theksoi se është me rëndësi një transferim normal i kompetencave ndërsa shtoi se statusi i vendit kandidat mund të arrihet deri në dhjetor.“Theksova rëndësinë e përfundimit normal të procesit zgjedhore dhe po ashtu folëm për një kalim normal të kompetencave, kjo është e rëndësishme. Edhe në kuadër të mundësisë për të marrë statusin e vendit kandidat. Si e kam thënë edhe më parë, statusi është i arritshëm brenda dhjetorit, ky është mesazh edhe nga Brukseli, dje presidenca lituaneze tha të njëjtën gjë” tha Sequi.Ky është takimi i parë që Lulzim Basha zhvillon si kryetari i ri i PD-së. Ai u zgjodh në krye të Partisë Demokratike në 22 korrik me një diferencë të thellë votash ndaj rivalit të tij Sokol Olldashi.