Korçë, dhunohen mjekët e urgjencës, arrestohen 2 dhunuesit, protestë para spitalit
Tre mjekë dhe dy infermierë në spitalin e Korçës kanë qenë viktimat e rradhës në një kohë që dhuna ndaj bluzave të bardha në vendin tonë prej kohësh ka qënë prezente.Ngjarja është shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit ku dy persona në gjendje të dehur i janë drejtuar urgjencës së spitalit për ndihmë mjekësore. Sipas pretendimeve të ngritura nga ana e tyre, ky repart nuk u ka ofruar shërbimin e kërkuar duke i detyruar ata që të ushtrojnë dhunë fizike dhe psikologjike ndaj stafit mjekësor, duke përdorur edhe mjete të forta.Në vendgjarje kanë shkuar uniformat e policisë të cilat kanë bërë ndalimin e dy agresorëve, Jorgo Binjaku dhe Gëzim Shahu, të cilët ktheheshin nga dasma. Ky veprim i papreçedentë, ka sjellë edhe reagimin e personelit mjekësor të spitalit rajonal të Korçës, të cilët kanë ndërprerë edhe punën për gati 30 minuta, për tu solidarituar me kolegët e tyre.Ngjarja në fjale dhe ideja se dy agresorët kanë patur të drejtë është mbështetur edhe nga nëna e Jorgo Binjakut e cila deklaron se djali i saj është ndaluar pa të drejtë nga policiaDy personat e ndaluar për ngjarjen ndodhen ende në qelitë e paraburgimit , ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e çështjes.Mjekët në protestë: Ndihemi të kërcënuarNdërkohë në shenjë proteste kundër dhunimit të mjekëve bluzat e bardha të këtij spitali kanë ndërprerë për 30 minuta punën.Ata kanë dënuar aktin e dhunës ndaj kolegëve të tyre duke u shprehur se mjekët u u shërbyem si duhet dy autorëve por u goditën pa të drejtë nga ata.Mjekët e Spitalit rajonal të Korçës e kanë cilësuar ngjarjen e sotme si mjaft të rëndë duke shtuar se bluzat e bardha ndihen të kërcënuar gjatë ushtrimit të detyrës.“Ne kërkojmë ndërhyrjen e organeve kompetente për ngjarjen e rëndë” janë shprehur bluzat e bardha.Ndërkohë protestës së mjekëve të Spitalit rajonal të Korçës i është bashkuar edhe Urdhri i Infermierit.