Aksident në Durrës, plagosen dy 13-vjeçarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2013, 08:05
Dy 13-vjeçarë kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor.Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Fllakë në Durrës ku automjeti i cili drejtohej nga njëri prej të miturëve, ka humbur kontrollin duke përfunduar në një kanal.Si pasojë kanë mbetur të plagosur të dy bashkëmoshatarët 13-vjeçarë të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit.Mësohet se një nga të miturit, i kishte marrë automjetin të atit fshehurazi dhe më pas kishte dalë së bashku me shokun e tij.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.