Masakra në plazhin e Vlorës, arrestohet 18- vjeçari, viktimat u vranë nga plumbat rikoshet
Policia e Vlorës ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar të masakrës që tronditi dje qytetin bregdetar në një plazh privat të quajtur “Kalaja”,Sipas një deklarate për mediat të bërë ditën e sotme nga drejtori i policisë së bashku me prokurorin e qytetit të Vlorës, personat e vrarë nuk ishin njohje me njëri-tjetrin, ndërkohë që po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve të autorit të krimit.Në deklaratën e policisë thuhej se 18-vjeçari i arrestuar, Leo Osmani, nga qyteti I Vlorës, ishte person me precedent penal dhe se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta. Osmani ka pasur konflikt me disa të rinj nga qyteti i Fierit. Personat e vrarë, Sokol Isufaj dhe Serdi Bajlozi, nuk kishin njohje me njëri-tjetrin dhe janë prekur aksidentalisht nga plumbat që kanë bërë rikoshet.“Falë një pune hetimore intensive, të mirëorganizuar dhe të pandërprerë është bërë e mundur që ditën e sotme mbas disa orësh nga ndodhja e ngjarjes të mund të identifikohet dhe arrestohet shtetasi: Leo Osmëni, 18 vjeç, banues në Vlorë, person me preçedent penal, si dhe po punohet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë. Sqarojmë se, nga veprimet paraprake hetimore ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta midis autorit të dyshuar shtetasit, Leo Osmani dhe disa shtetasve nga qyteti i Fierit. Gjithashtu sqarojmë se nga tërësia e veprimeve të hetimore të kryera si kqyrja e vendit të ngjarjes, kqyrja e viktimave nga një grup ekspertësh mjekoligjorë, dhe gjithë veprimtarisë hetimore paraprake ka rezultuar se 2 prej viktimave shtetasit Serdi Bajlozi, 17 vjeç dhe Sokol Isufaj, 34 vjeç, janë goditur nga plumba rikoshetë, si dhe asnjë prej 3 viktimave nuk ishin në konflikt me autorin dhe as kishin njohje me personat e tjerë të përfshirë në konflikt dhe se nuk kanë qënë objekt i sulmit kriminal”- thuhet në deklaratën për shtyp të drejtuesve të Prokurorisë dhe Policisë së Vlorës.Policia e Vlorës po punon për kapjen e bashkëpunëtorëve të autorit të krimitGjithashtu policia ka bërë të mundur edhe gjetjen e armës së krimit, 1 km larg vendit të ngjarjes. Terror në Vlorë, 3 persona vriten me kallashnikov në mes të plazhitTre persona janë vrarë më armë zjarri rreth orës 16:00 të së djelës në një plazh privat në bregdetin e Vlorës duke shkaktuar panik tek pushuesit.Ngjarja e rëndë është shënuar në vendin e quajtur “Kalaja”, pranë Ujit të Ftohtë, ku një person ka hapur zjarr me kallashnikov dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen 3 persona.Sipas policisë viktimat janë Sokol Isufaj nga Fieri, Diana Ademi, 53 vjeçe nga Vlora si dhe 17-vjeçari Serdi Bajlozi nga Prrenjasi të cilët janë dërguar në morgun e qytetit, pasi nuk kanë arritur t'u mbijetojnë plagëve të marra.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë marrë në pyetje disa persona të cilët ndodheshin në vendngjarje në momentin e krimit si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Ndërkohë si pasojë e ngjarjes së rëndë është bllokuar për disa orë qarkullimi i automjeteve në aksin Uji i Ftohtë-Radhimë.