I nxehti afrikan në Shqipëri, ja si i shmangen qytetarët vapës
Temperaturat janë në pikun e tyre. Zhiva e terometrit shënon mbi 36 gradë. Meterologët thanë se vera e freskët tashmë është larguar, dhe i nxehti afrikan vjen në Shqipëri me temperatura tejet të larta.Fundi i korrikut dhe muaji gushti, sipas meteroloëve do të shënoj po këtë të nxehtë afrikan me temperatura deri në 40 gradë celcius. Kjo e dielë e nxehtë nuk është kaq favorizuese për kryeqytetasit të cilët vazhdojnë aktivitetin e tyre të përditshëm.Të moshuarit janë një ndër kategoritë që duhet të kenë kujdes në këto temperature të larta. Mjekët thonë se të sëmurët kronikë e veçanërisht të prekurit me sëmundje kardio-vaskulare duhet të evitojnë këto dalje. Ata që këtë të dielë përvëluese nuk kanë mund të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, një çadër i mbron nga rrezet e forta e kur ajo mungon edhe kjo fletë palosje përdoret gjatë lëvizjes. Zonjat kanë zgjedhur një kapele verore dhe syzet e errta dielli më të cilat shmangin të nxehtin duke u dukur edhe më moderne.Të rejat, e kanë më të thjeshtë shmangien e vapës, të veshur lehtshëm, ku mbizotojnë pantallonat e shkurta, kapelet verore më moderne dhe kanatieret shumë ngjyrëshe. Stilistët kanë thënë se kjo verë i përket kreativitet, lirisë së zgjedhjes dhe kombinimit të ngjyrave.Të vegjëlit janë një tjetër kategori të cilët duhet të shmangen nga orët e pikut. Pa lëvizur në asfaltin e nxehtë të Tiranës dhe pa qënë të zbuluar në karrocën e tyre.Ata që janë sfiduesit e të nxehtit të korrikut janë këta të miturit të cilët ende në rrugët e kryeqytetit duke treguar drejtuesve të automjetëve aromatikë për makinat, në pritje të blerësve të cilët janë më pak këtë të dielë.Myslimanët agjërojnë sepse ky është muaji i Shenjtë i Ramazanit për këta besimtarë, ndërsa në rrugët e Tiranës dëgjohen daullet. Çuditërisht edhe në drekë, pa partur perëndimin e diellit, ata sfidonin vapën.E hëna gjithashtu do të nisë me temperatura të larta, pas orës 12.00 temperaturat maksimale do të jenë 36 deri në 38 gradë celcius. Mjekët në temperatura të tilla rekomandojnë shmangien e diellit përgjatë orëve të drekës dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve dhe ujit.