Greqi, vijojnë kërkimet për kapjen e Ilir Kupës
Policia greke po vazhdon me intesitet të lartë operacionin për të arratisurin nga burgu i Trikalas Ilir Kupa. Kërkimet janë përqëndruar në zonën e Vrosina, në afërsi me Janinën.Sipas mediave greke që i referohen burimeve nga policia thonë se i arratisuri shqiptar ende vazhdon të jetë i fshehur në këtë zonë, pa ushqim, pa ujë, pa rroba dhe të kesh vetëm një kallashnikov me vete.Policia beson se Kupa nuk është larguar në një rreze prej 20 km përreth lumit Kalama, si e vetmja rrugë që ai mund të përdorë për të kaluar kufirin për në Shqipëri.Kërkimet në shtëpitë e braktisura të zonës deri tani nuk kanë sjellë asgjë pasi sipas policisë Ilir Kupa fle jashtë për të mos rënë në gjurmët e policisë.Autoritetet greke besojnë se Kupa ende nuk ka arritur të shkelë territorin shqiptar. 26-vjeçari arriti t'u shpëtonte policisë në përplasjen e armatosur ku mbeti i vrarë njëri prej të arratisurve shqiptarë, Marian Kola.Ilir Kupa është njëri prej 11 shqiptareve te arratisur nga burgu i Trikalas, në fund të marsit. Tre prej tyre janë vrarë nga policia greke, katër janë kapur, ndërsa katër të tjerë janë ende në kërkim.Ndërkohë ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve gjatë një vizitë në siptalin ku ndodhte oficeri i policisë që u plagos në operacionin për kapjen e Marian Kolës dhe Ilir Kupës tha se nuk do të tolerohet asnjë veprim që cënon sigurinë e qytetarëve grek.