Bllokimi i hapësirave publike, ZMK protestë në Durrës

Shoqëria civile ka protestuar para Bashkisë së Durrësit për zënien e hapësirave publike në plazh.Në mënyrë simbolike Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Shoqata Reago kanë vendosuar përpara Bashkisë së Durrësit Shezllon dhe çadra plazhi duke bërë përgjegjës për këtë situatë bashkitë e qyteteve bregdetare.Ata janë shprehur se një situatë e tillë nuk mund të tolerohet pasi është shkelje e të drejtave të njeriut.Mungesën e plazheve publike e konfirmojnë edhe pushuesit e shumte në qytetin e Durrësit.Prej vitesh në bregdetin shqiptar kanë lulëzuar plazhet private të cilët rrethojnë hapësirat duke pakësuar gjithmonë e më shumë  hapësirat publike në plazhe.