PAK, kërkesa qeverisë se re për rikthimin e të drejtave të cënuara gjatë 2012-ës
Personat me aftësi të kufizuar i kërkojnë qeverisë së re, që të marrë në konsideratë rekomandimin e bërë së fundi, të Komitetit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së.Kreu i shoqatës së të verbërve, Sina Tafaj thotë se reagimi i këtij komiteti për gjendjen e personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri, kërkon reflektim të qeverisë së re për përmirësimin e gjendjes së personave me aftësi të kufizuara. Sipss tij edhe komiteti kërkon rikthimin e të drejtave të cënuara gjatë vitit 2012.Për këtë arsye thotë Tafaj, personat me aftësi të kufizuar apelojnë qeverinë e re që të eleminojë që në fillim përjashtimin shoqëror që i bëhet kësaj kategorie.Ndryshimet në ligjin për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuar, vitin e kaluar nuk janë mirëpritur nga ky grup interesi, pasi sipas tyre këto ndryshime nuk e përmirësojnë por e përkeqësojnë jetën e tyre.