Berisha në “Facebook”: 100 milion euro investim për "Kaskadën e Devollit"
100 milion euro investim për "Kaskadën e Devollit".Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Berisha në rrjetin social "Facebook", i cili thotë se kompania norvegjeze "Statkraft, e cila ka marrë me konçension ndërtimin e tre hidrocentraleve në këtë kaskadë, ka porositur 6 turbinat e hidrocentraleve tek kompania franceze "Alstom".Kryeministri e cilëson këtë një hap tjetër shumë të rëndësishëm për energjetikën në Shqipëri e në mënyrë të veçantë për Kaskadën e Devollit , ndërtimi i së cilës kap një vlerë prej 1 miliard euro, investimi më i madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri. Ndërsa kujton se ndërtimi i saj është një sukses për të cilin e majta ka ngritur akuza, Berisha thotë se duhet të kërkojnë ndjesë ata që e quajtën këtë një mashtrim elektoral për shkak se ndërtimi filloi më 13 Maj, më shumë se një muaj para zgjedhjeve.Me përfundimin e kësaj vepre, shkruan kryeminsitri në "Facebook" , shtohet me 700 GWh prodhimi vjetor i energjise elektrike në vend. Ky zhvillim është një dëshmi tjetër madhore e suksesit të qeverisjes së PD-së në tërheqjen e investimeve të huaja dhe projektin tonë Shqipëria vend i zhvilluar, lider në prodhimin e energjisë së rinovueshme në rajon dhe më gjerë, përfundon ai.
“Një lajm i mirë! Porositen 6 turbinat e Kaskadës së Devollit!Të dashur miq, një lajm i mirë vjen për Shqipërine nga Kaskada e Devollit. Kompania norvegjeze “Statkraft”, njëshi në botë në ndërtimin e hidrocentraleve e që ka marrë me konçesion ndërtimin e tre hidrocentraleve në këtë kaskadë, ka porositur 6 turbinat e hidrocentraleve të Kaskadës së Devollit me një vlerë 100 milione euro tek kompania franceze “Alstom”, dhe kjo lider botëror në prodhimin e turbinave.Ky është një hap tjetër madhor në ndërtimin e Kaskadës së Devollit, një investim në tërësi prej rreth 1 miliard euro, pra investimi më i madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri. Ndërtimi i Kaskadës së Devollit filloi me dt 13 Maj 2013. Ata që e quajtën mashtrim elektoral të kërkojnë ndjesë. Ajo do të punësojë direkt dhe indirekt mbi 5 mijë vetë në njerën nga zonat më të varfëra të vendit.Me përfundimin e kësaj vepre shtohet me 700 GWh prodhimi vjetor i energjisë elektrike në vend. Ky zhvillim është një dëshmi tjetër madhore e suksesit të qeverisjes së PD në tërheqjen e investimeve të huaja dhe projektin tonë, Shqipëria vend i zhvilluar, lider në prodhimin e energjisë së rinovueshme në rajon dhe më gjerë! Sb”, shkruan kryeministri në “Facebook”.