Chelsea, ofertë faranoike për Rooney

Wayne Rooney është objektivi numër një për sulmin e Chelsea.Sipas asaj që raporton "Daily Mail", në rast se sulmuesi anglez vendos të largohet nga Manchester United, blutë e Londrës janë gati ti ofrojnë një kontratë faranoike: 70 milionë euro për 5 vjet. Përsa i përket vlerës së kartonit, Roman Abramovich nuk e ka aspak problem të japë 35 milionët që kërkojnë "Djajtë e Kuq".Pavarësisht fjalëve të teknikut David Moyes, Rooney është tashmë në merkato. Por në rast se Chelsea nuk arrin dot te anglezi atëherë alternativa është Luis Suarez.