Barcelona ofertë 30 milion euro për sulmuesin Kun Aguero
Pas interesimit të lartë për të sjellë në “Bernabeu” një sulmues potent si britaniku Uejn Runei, në orët e fundit të merkatos drejtuesit e skuadrës së Barcelonës janë hedhur në sulm për një tjetër sulmes të talentuar.Kampionët në fuqi të Spanjës po mendojnë për një transferim të mundshëm në “Kamp Nou” të sulmuesit argjentinas, Sergio Aguero, për të mbushur boshllëkun e lënë bosh nga largimi David Villa, i cili do ti bashkohet skuadrës së Atletico Madrid në orët e ardhëshme.Lajmi jepet nga portali sportiv katalanas "Sport ". Sipas kësaj media spanjolle bëhet e ditur se Manchester Sity mund të lerë të lirë sulmuesin argjentinas nëse drejtuesit e ekipit Blaugrana do të ofronin 30 milionë euro për kartonin e tij.kalimi i Kun Aguero në radhët e Barcelonës do të gjente aty disa prej miqve të tij më të mire, por do të kishte edhe mundësinë për të formuar një prej tresheve më të frikshme në botë, siç mund të jetë ajo Messi-Neymar-Aguero. Barcelona edhe pse ka arritur të bëjë blerjen më të madhe në këtë merkato verore, sërish kërkon që të përforcojë sulmin, ndaj deri në fund të merkatos është e sigurtë se një nga sulmuesit potent në botën e futbollit do të veshë fanellën Balugrana për të luajtur në sulm së bashku me dy yjet e futbollit botëror, Mesin dhe Naymar.Përveç blerjes së një sulmuesi, në radhët Barcelonës po bëhet e pamundura që nën urdhërat e teknikut Vilanova të vihet edhe një mbrojtës potent ku vëmendja kryesore është përqëndruar te braziliani, Tiago Silava. Por së fundmi në Britani flitet që Barcelona ka bërë një ofertë joshëse për brazilianin e Chelsit, David Luiz. Skuadra katalanase i ka ofruar mbrojtësit brazilian ofertë prej 30 milion paundesh. Tani pritet përgjigja e presidentit Abramoviç, i cili ka gjithëçka në dorë për të shitur mbrojtësin e bluve të Londrës . Realizimi i këtyre dy objektivave do të mbyllte zyrtarisht merkaton në radhët e kampionëve të Spanjës që në sezonin e ardhshëm do të synojnë të rikthehen triumfues në Chempions Ligë.