Ardhja e Gomez i hap dritën jeshile largimit të Jovetiç

Pasi ka humbur rivalitetin me Fiorentinën për të marrë shërbimet e sulmuesit gjerman, Mario Gomez, drejtuesit e Napolit qëndrojnë sërish në Gjermani për të gjetur pasuesin e sulmuesit Edison Kavani.Ky i fundit pritet të zyrtarizohet në radhët e PSG, ndërsa napoletanët së fundmi kanë hedhur vështrimin drejt Borusias së Dortmund për tu shkëputur atyre sulmuesin kryesor, Robert Levandovskin.E ardhmja e polakut mund të vendoset gjatë javëve në vazhdim, pasi sulmuesi i Borussia Dortmund është edhe nën shënjestrën e kampionëve të Europës, Bayern Munich, dhe jo vetëm.Levandovski shihet si zëvendësuesi i denjë i Edinson Cavanit në radhët e skuadrës së Napolit. Të ardhurat e siguruara nga Shitja e El Matador në radhët e kryeqytetasve francez, u lejon drejtuesve napoletan të pretendojnë blerjen e një sulmuesi potent siç është goleadori i Borusias së Dortmund. Sipas mediave italiane, bëhet e ditur se agjenti i sulmuesit nuk pranon të japë shumë detaje rreth kësaj telenovele që ka nisur tashmë dhe që pritet vendosë për të ardhmen e Lewandowskit. Nëse Napoli nuk do të arri të mbyllë me sukses diskutimet me verdhezinjtë, zgjedhjet e tjera për të gjetur zëvendësuesin e Kavanit mbeten Edin Dzeko i Manchester Sitit dhe sulmuesi brazilian Damiao.Dy alternativa këto që pëlqehen shumë nga tekniku Benitez por që deri tani mbeten në rangun e preferencave pasi deri më tani akoma nuk është bërë zyrtare asnjë ofertë e kampionëve të Italisë në adresë të këtyre sulmuesve. Dëshira e madhe e De Laurentis është që të plotësojë në mënyrën më përfekte vendin e lënë bosh nga Kavani, por për të mësuar se kush do të jetë pasardhësi i sulmuesit latin, duhet të presim zyrtarizimin nga vetë nënkampionët e Italisë.