Vllaznia në kërkim të një trajneri për të zëvendësuar Bushatin

Edhe pse në përfundim të sezonit pretendohej për një Vllazni të madhe dhe pretendente për kampion në Super Ligë, gjërat duket se kanë ndryshuar rrënjësisht pas zgjedhjeve në Shqipëri.Largimi i Presidentit, Agron Çela, dhe kalimi i klubit nën drejtimin e Bashkisë, pritet të sjellë të tjera ndryshime rrënjësore jo vetëm në kontigjentin e lojtarëve por edhe në drejtimin e skuadrës. Pas Çeles i cili u kishte premtuar tivozëve shkodran se do të rikthente Vllazninë në majat më të larta të futbollit shqiptarë nga drejtimi i skuadrës pritet që të japë lamtumirën edhe tekniku Artan Bushati. Ky i fundit ka patur probleme shëndetsore dhe po kurohet në Itali.Përgatitja për sezonin e ri nuk ka nisura akoma pikërisht për këtë fakt ndaj pritet që sa më shpejt të sqarohet çështja e teknikut shkodran i cili në Janar nënshkroi një kontratë 1 vit e gjysëm me klubin Vllaznia. Duke qenë se sezoni i ri fillon shpejtë, drejtuesit e klubit kuqeblu po mendojnë alternativat e mundshme për të zëvendësuar teknikun Bushati. Emri më kryesor që qarkullon për momentin është ai i teknikut Agim Cana, i cili edhe më parë ka drejtuar ekipin shkodran.Në listën e drejtuesve të klubit ndodhen edhe trajnerë të dalë nga akademia e qytetit të Shkodrës, siç janë Armando Cungu tekniku aktual i Kukësit apo edhe Elvis Plori. Në listën e gjatë të stafit të kuqebluve nuk përjashtohet edhe mundësia e një trajneri që vjen nga jashtë Shqipërisë si Mojash Radonjiç dhe Naxhi Shansojhë, i njohur tashmë në futbollin shqiptar pasi ka drejtuar më parë skuadrën e Bylisit.Në lidhje me ndryshime trajnerësh në skuadrat shqiptare, Besa ka përcaktuar përfundimisht se kush do të jetë trajneri i saj i ri për sezonin e ri. Drejtuesit e klubit kavajas kanë zgjedhur t'i besojnë stolin Ramadan Shehut, në kampionatin që do të startojë në Gusht. Skuadra kavajase ishte pa trajner që nga fundi i sezonit të kaluar pas largimit të Përparim Daiut.