Seria A, disa nga ekipet nisin përgatitjet për sezonin e ri

Disa nga skuadrat Italiane kanë nisur tashmë zyrtarisht fazën përgatitore për sezonin e ri futbollistik. Dy klubet milaneze, Inter dhe Milan pas një sezoni jo shumë poizitiv kanë qenë ndër skuadrat e para që kanë zbritur në fushë për përgatitjet e sezonit të ri.“Appiano Gentile”, kompleksi ku stërvitet skuadra e Interit filloi më në fund të marrë jetë pas pauzës së gjatë verore. Me qindra tifozë kishin rrethuar qëndrën stërvitore të Interit, si një shenjë mirëseardhje të sezonit të ri, me zikaltërit që janë gati për të nisur aventurën e tyre të re nën drejtimin e Maxarrit. Pas ardhjes së teknikut, ishin futbollistët ata që mbërritën njëri-pas tjetrit për të zhvilluar pastaj edhe seancën e parë stërvitore. Gjithsesi në apel mungonin Schelotto dhe Silvestre, dy futbollistë që trajneri i ri nuk i konsideron pjesë të projektit të tij.Të pranishëm gjithsesi në stërvitjen e parë ishin dhe Cambiasso, Handanovic, Kovacic por dhe blerjet e reja Belfodil dhe Icardi. Në seancën e tij të parë, Mazarri më shumë u përpoq të njihej më nga afër me lojtarët e tij duke zhvilluar kryesisht një seancë të lehtë pa ngarkesë fizike. Fazën përgatitore, Interi do ta zhvillojë në Pinzolo nga data 10 deri më 23 Korrik.Po ashtu, fazën përgatitore, pasditen e djeshme e ka nisur edhe skuadra e Milan e cila është detyruar ta ndërpresë për shkak të reshjave të Shiut. Kuqezinjtë janë pritur nga qindra tifozë, ndërsa bashkë me skuadrën në seancën e parë stërvitore kanë qenë të pranishëm edhe drejtuesit më të lartë të klubit, ku nuk përjashtohej edhe prania e Presidentit Berluskoni.Berluskoni, Galiani dhe Alegri janë të bindur se këtë vit skuadra e tyre do të synojë trofe pasi tashmë ajo është konsoliduar. Në stërvitjen e parë, Alegri organizoi edhe një minindeshje, ku golin e parë e shënoi mesfushori Boateng para se ajo të ndërpritej për shkak të reshjeve të shiut. Përveç dy klubeve Milaneze, në pasditen e djeshme kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri edhe disa skuadra të tjera të Seria A.