Presidenti Perez: Ronaldo do ta mbyll karrierën te Real Madrid
Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, në një konferencë për shtyp ka folur për merkaton e verës, ku nuk lë pa përmendur as çështjen "Bale" por edhe të ardhmen e Cristiano Ronaldos. Në deklaratën e tij, numri 1 i klubit mbretëror ka sqaruar një herë e mirë çështjen e qëndrimit të Ronaldos në “Bernabeu” duke e konsideruar si një lojtarë të pashitshëm dhe që do ta përfundojë karrierën te Galaktikët."Ronaldo dëshiron ta mbyllë karrierën me klubin tonë dhe të njëjtën gjë dëshiron edhe Reali. Të jeni të sigurt se nuk do të ketë largim të Ronaldos nga Real Madrid pasi është lideri i ekipit dhe i tillë do të mbetet edhe në të ardhmen. Përsa i përket largimeve, doja të sqaroja edhe situatën e Higuain dhe Di Maria për të cilët flitet nëpër media se do të largohen. Arsenali nuk ka paraqitur asnjë ofertë për Higuain. Deri sa një gjë e tillë të ndodhë, argjentinasi do të vazhdojë të mbetet pjesë e skuadrës sonë. Për sa i përket Di Marias, unë ju sigurojë se mesfushori nuk nuk do të ndryshojë ekip.Në lidhje me blerjet që Real mund të realizojë në këtë merkato verore, Perez ka sqaruar shumë detaje që kanë të bëjnë me Beil, Kavanin dhe Suarez."Bale është pjesë e një klubi me të cilin ne kemi lidhje të mira por nuk kemi paraqitur ende asnjë ofertë. Është një lojtarë që na pëlqen shumë por vlera e lartë e kartonit të tij është një pengesë shumë e madhe. Megjithatë duhet parë se si do të shkojnë gjërat deri në fund të merkatos. Të njëjtën gjë mund të them edhe për Cavanin e Suarez sepse për asnjërin prej tyre nuk jemi paraqitur me oferta".Në fund të intervistës, Perez shton edhe një koment për punën e mirë që po bëhet nga Zidan dhe Ancheloti të cilët kërkojnë të ndërtojnë një ekip të ri dhe me të ardhme.