Monaco përforcon skuadrën, blen Eric Abidal

Klubi francez i sapokthyer në Ligue 1, Monaco vazhdon të përforcojë skuadrën me lojtarë të njohur në arenën ndërkombëtare. Klubi i Principatës sot ka konfirmuar edhe një super transfertë në këtë merkato verore.Kësaj rradhe klubi nëpërmjet Web-faqes zyrtare, ka prezantuar blerjen më të re, atë të mbrojtësit të krahut të majtë, Eric Abidal, i cili së fundmi ka luajtur për ekipin e Barcelonës. Francezi ka nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën  franceze ku do të vihet nën urdhërat e teknikut, Claudio Ranieri.