Ancheloti largon portugezin Pepe nga merkato

Reali i Madridit vazhdon të marrë oferta për Pepen, por drejtuesit merenges nuk dëshirojnë të privohen nga qendërmbrojtësi portugez.Së fundmi, Manchester Siti tentoi ta bindte Realin për tranferimin e 30-vjeçarit në Premier Ligë, por në kryeqytetin spanjoll nuk kanë asnjë dyshim: Pepe nuk është në shitje.Në takimet e para me drejtuesit e Realit edhe trajneri Karlo Anceloti e ka bërë të qartë se Pepe nuk duhet të largohet, pasi do të ketë një rol protagonisti në mbrojtje. Edhe nëse për Pepen ofrohen 25 milionë euro, përgjigjja sërish do të jetë negative, sepse në rast largimi të tij Reali duhet të gjejë një qendërmbrojtës cilësor, që për momentin mungon në qarkullim.