Juve blindon Vidal, sot vendoset e ardhmja e mbrojtësit Ogbona

Pasi ka bërë dy goditje të mëdha në merkato, Juventus e ka rikthyer aktualisht vëmendjen drejt blindimit të lojtarëve kryesorë të skuadrës, siç është kiliani, Arturo Vidal.Sipas mediave Italiane të cilat citojnë burime pranë kampionëve të Italisë, thuhet se mesfushori do të zgjasë kontratën e tij me bardhezinjtë edhe për 5 vjet të tjerë dhe do të përfitojë një shumë prej 4 milionë Eurosh në sezon, plus bonuse në lidhje me performancën e tij. Trajneri Antonio Konte ka vënë menjëherë veton për qëndrimin e Vidal dhe Pogba dhe Marotta i hoqi menjëherë që të dy nga merkato.Për Vidal, Juventusi ka refuzuar oferta nga Bajern Mynih, Real Madrid dhe PSG. Drejtori sportiv, Marotta është i sigurt që deri në përfundim të merkatos për këto dy futbollistë do të vijnë oferta të tjera, të cilat nuk do të pranohen të shiten nga stafi i "Zonjës së Vjetër", përkundrejt asnjë çmimi.Pasi ka blinduar Vidal, drejtori sportiv i bardhezinjve duket se ka gjetur çelësin për të siguruar shërbimet e mbrojtësit Ogbona. Drejtuesit e skuadrës së Torinos, shohin si pasardhës të Biankit në repartin e avancuar, sulmuesin e ri të Juventus, Imobile. Kartoni i sulmuesit të talentuar Italian, është në pronësi të Gjenovas dhe Bardhezinjve. Torinezët kanë arritur të sigurojnë gjysmën e kartonit ndërsa pritet që të sigurojnë edhe gjysmën tjetër, atë që i përket Juventusit. Që të bëjnë për vete sulmuesin e ri të talentuar, Torinezët janë të gashëm të përfshinë në tratativa me kushërinjtë e Juventus, qendërmbrojtësin Ogbona. Kalimi i sulmuesit Imobail në radhët e skuadrës së Torinos, do të bënte që të realizohej objektivi i kampionëve të Italisë, blerja e mbrojtësit Ogbona, që preferohet shumë nga tekniku, Antonio Konte