Real i heq numrin 8, Kaka bën gati valixhet
Braziliani Rikardo Kaka i ka ditët e numëruara në “Bernabeu” dhe këtë fakt e vërteton më së miri blerja e një tjetër talenti nga ana e skuadrës së Real Madrid, siç është iberiku, Asier Ilarmendi.Sipas mediave spanjolle bëhet e ditur se është pikërishtë blerja e fundit e madrilenëve, ajo që ka hapur sërish debatin e largimit të Kaka nga Real Madrid.Talenti spanjoll, Ilarmendi, që sezonin e kaluar shpërtheu te skuadra e Real Sociedad, do të jetë lojtari që do të bartë numrin 8 në fanelën e Realit, atë që aktualisht ka fantazisti Kaka. Ky lajm i dhënë nga mediat iberike të cilat citojnë drejtuesit madrilène, ka shokuar jo pak ish mesfushorin e Milan që dalngadalë duhet të bëjë gati valixhet për të kaluar në një tjetër skuadër.Me këtë vendim, Reali i ka treguar qartë Kakasë se nuk bën pjesë në planet e skuadrës së drejtuar nga Ancheloti. Ish mesfushori i Sociedadit do të prezantohet këtë javë dhe se skuadra ka vendosur ti jap numrin 8, bëhet e ditur nga e përdishmja sportive “AS”, shumë pranë klubit mbretëror. Kaka i cili nuk e ka pritur aspak mirë lajmin që do ti marrin numrin pa u larguar akoma zyrtarisht nga skuadra, ka bërë të qartë se në fillim dëshiron të kontaktojë me vetë teknikun Ancheloti dhe pastaj të vendosë për të ardhmen e tij. Megjithatë në mediat spanjolle thuhet se agjenti i fantazistit brazilian nuk po pret Ançelotin për të konfirmuar largimin, duke u vënë kështu menjëherë në kërkim të një skuadre të re për klientin e tij. Dëshira e Kaka është që të mos largohet nga Europa, por edhe një rikthim në Brazil nuk përjashtohet për lojtarin që te Real Madrid nuk arriti asnjëherë të tregojë vlerat e vërteta, ashtu siç bëri në radhët e skuadrës së Milan.