Liverpool refuzon ofertën e Arsenal për Luis Suarez
Ndryshe nga strategjia e viteve të kaluara, Arsenali i këtij viti kërkon të shpenzojë shuma të mëdha eurosh për të ndërtuar një klub të denjë për titullin kampion në Angli dhe pjesëmarrjen në kupat e Europës.Për të arritur këtë gjë, drejtuesit e skuadrës së Topçinjve, përveç Higuain, së fundmi janë hedhur në sulm për të marrë shërbimet e sulmesit uruguaian, Luis Suares. Për bomberin e Liverpulit janë të interesuar ekipet më të mëdha europiane si Real Madrid, Chelsi e shumë skuadra të tjera, por deri më tani vetëm Topçinjtë kanë bërë një ofertë zyrtare. Sipas mediave angleze bëhet e ditur se Venger u ka ofruar homologëve të Liverpulit plot 30 milion Stërlina për të marrë kartonin e sulmuesit latin.Kjo ofertë mesa duket nuk ka bindur drejtuesit e ekipit të "Redsave", të cilët kanë refuzuar menjehere atë. Lajmin për refuzimin e ofertes prej 30 milion sterlina, e ka bërë të ditur tabloidi britanik "Daily Telegraph", ku thuhet se klubi nga Anfield menjëherë ka refuzuar ofertën e Arsenal duke e konsideruar atë si të pamjfatueshme që sulmuesi kryesor i tyre të lëvizë drejt Londrës Veriore.Pas kësaj përgjigje negative, Arsen Venger dhe stafi drejtues i skuadrës së Arsenal, pritet të marrë një vendim tjetër për rritjen e ofertës nëse me të vërtetë kërkon që të ketë në skuadër një nga sulmuesit më të kërkuar në merkato.Arritja e një marrëveshje të mundshme me Liverpulin për transferimin e Suarez në Londër, do ti siguronte teknikut francez një luks në sulm, ku përveç Higuain ai do të kishte në dispozicion edhe lojtarë si Suares pa llogaritur që në skuadër bëjnë pjesë edhe emra të njohur si Zhirud, gjermani Podolski dhe Uellkot.