Rooney dhe Thiago Silva, dy objektivat madhorë të Barcelonës

Pas blerjes së Naymar, Barcelona mund të bëjë sërish një goditje të madhe në këtë merkato verore. Dëshira e shprehur qartë e sulmuesit britanik, Uejn Runei për tu larguar nga Manchester United, vazhdon të ngjallë një dëshirë të madhe të klubit katalanas për të nënshkruar me bomberin e kombëtares së "Tre Luanve".  Barcelona e ka derën e hapur për të negociuar në lidhje me shitjen e sulmuesit, Wayne Rooney, shkruan sot e përditshmja spanjolle "Sport".Sipas kësaj gazete janë disa klube që dëshirojnë Rooneyn në radhët e tyre, por shanset më të mëdha janë të Barcelonës, e cila nëse do të realizojë transfertën, duhet t'i paguajë Unitedit plot 30 milionë euro. Tashmë pritet oferta zyrtare e drejtuesve katalanas që të sjellin në skuadër një tjetër yll të futbollit botëror.Përveç Runit, në radhët e Barcelonës mund të vijë këtë merkato edhe një nga mbrojtësit më mirë të momentit, siç është braziliani, Tiago Silva. Në njërën anë PSG e deklaron të pashitshëm, në anën tjetër Barcelona e kërkon me ngulm, ndërsa vetë futbollisti ndihet i tunduar nga oferta dhe deklaroan se do të shihte ëndërr të luajë në “Kamp Nou”, me fanellën blaugrana. Bazuar në deklaratat e brazilianit, duket se ai është gati të lërë Parisin për Barcelonën.Për momentin asgjë nuk është e qartë, por mësohet se Thiago Silva është kontaktuar dhe nga vetë trajneri i blaugranave, Tito Vilanova, i cili i ka shprehur atij dëshirën për ta pasur në skuadrën e tij. Nëse Barcelona do të nëshkruante me këta dy futbollistë, atëherë mundësia që Katalanasit të rikthehen dominues në Spanjë dhe në Europë është shumë më e madhe, sepse tekniku Vilanova do të kishte një skuadër të përbërë me yjet e futbollit botëror.