Brazil-Spanjë, e gjithë bota bëhet gati

Nuk do të jenë thuajse 200 mijë tifozët e të famshmes Brazil-UruguaJ të vitit 1950, por sot, stadiumi "Maracana" i Rio De Janeiros do të përjetojë një tjetër ndeshje të madhe, ndoshta atë më të shumëpriturën në skenën ndërkombëtare në vitet e fundit.Pas 14 vitesh pritjeje, Brazili dhe Spanja do të vihen përsëri përballë njëra-tjetrës, për të fituar Kupën e Konfederatave, por edhe për të matur realisht forcën një vit para aktivitetit që ka rëndësi, Botërorit 2014.BraziliJo më kot  Brazili quhet "atdheu i futbollit", pasi aty ky sport është pjesë e jetës, nga mëngjesi deri në darkë. Brazilianët nuk kanë më shkëlqimin e viteve të mëparshme dhe kanë humbur etiketën e skuadrës më të mirë në botë prej disa vitesh, falë një procesi rinovimi që po zgjat më shumë se zakonisht.Por talenti i padiskutueshëm i skuadrës që ka tani në dispozicion Scolari ka bërë që ky i fundit të rreshtojë katër sulmues në këtë turne.  Jashtë skuadrës mbeten emra si Kaka, Ronaldinho, Pato apo Robinho, por tani Brazili është përsëri më shumë një skuadër sesa lojë individësh, ndaj më e paparashikueshme për çdo kundërshtar.Latino-amerikanët vijnë në këtë finale si fitues në fuqi të trofeut dhe pretendentë kryesorë për fitoren, të shtyrë nga entuziazmi i një tifozerie e cila pas shumë vitesh zhgënjime është kthyer përsëri të duartrokasë kombëtaren e vet.