Si pritet të jetë Juventusi i ri
Kur kemi hyrë në zemrën e merkatos së verës klube të ndryshme po kërkojnë elementët e duhur në mënyrë që sezonin e ardhshëm të jenë në gjendje të arrijnë objektivat e tyre dhe pse jo ti kalojnë ato. Një prej tyre është edhe Juventus. Kampionët e Italisë do të kërkojnë sezonin e ardhshëm jo vetëm ruajtjen e titullit kampion në Serie A por edhe suksesin në Champions League që mungon prej vitit 1996.Deri tani "Zonja e Vjetër" ka afruar në skuadër dy sulmuesë me peshë si Carlos Tevez dhe Fernando Llorente, ndërsa është shumë pranë edhe mbrojtësit të Torinos Angelo Ogbonna. Pa harruar këtu edhe fantazistin malazez të Fiorentinës Stevan Jovetiç, i cili kërkohet nga Real Madrid dhe disa angleze.Tekniku Antonio Conte kërkon të ruajë grupin e sezonit të fundit ndaj dhe pjesa më e madhe e Juves së re pritet të jetë e njëjta me: Buffon, Lichsteiner, Bonucci, Barzagli, Chiellini, Pirlo, Vidal dhe Marchisio, ndërkohë priten largime të shumta pasi lojtarë si: Isla, Matri apo Vuçiniç nuk mund të pranojnë stolin.Gjithësesi asgjë nuk është zyrtare pasi merkatoja sapo ka filluar dhe mbaron më 2 shtator.