Ancheloti kërkon Suarez si përforcimin e parë

Ardhja e Karlo Anchelotit në pankinen e ekipit të Real Madrid, ka vënë menjëherë në lëvizje drejtuesit e skuadrës të cilët kërkojnë ti plotësojnë çdo dëshirë për të patur në dispozicion lojtarët më të mirë të mundshëm.Sipas mediave Iberike, bëhet e ditur se tekniku italian dëshiron që blerja e parë e tij të jetë një goditje e madhe në vijën e parë të sulmit. Siç raporton tabloidi britanik "Daily Star", Real Madrid është shumë pranë akordit me sulmuesin e Liverpool, Luis Suarez. Uruguajani është parë nga "Galaktikët" si një mundësi shumë e mirë ekonomike krahasuar me uruguajanin tjetër, Edinson Cavani. Kartoni i Suares kushton pothuajse sa gjysma e Kavanit ndaj edhe mundësitë që bomber i Redsave të veshë fanellën e "Los Blancos", është shumë më e madhe sesa "El Matador".Sipas mediave nga ishulli britanik, bëhet me dije se është arritur një marrëveshje mes bomberit Suarez dhe klubit madrilène. Tani mbetet  që drejtuesit e Real Madrid të bindin homologët e tyre të Liverpul, që të pranojnë një shumë më të vogël se klauzola prej 40 milionë stërlinash që kërkon klubi nga "Anfield Road".Nëse arrihet një marrëveshje mes palëve, atëherë Suarez do të zëvendësonte argjentinasin Higuain, i cili sezonin e ardhshëm pritet të veshë fanellën e londinezve të Arsenal. Pikërisht shitja e Higuain do të sillte të ardhura të mjaftueshme në arkat e madrilenëve që pastaj këta të fundit të hidheshin në sulm për të marrë shërbimet e Suarez, një nga sulmuesit më të mirë dhe më të kërkuar të momentit. Bomberi uruguaian pritet të jetë dhurata e parë e Perez për trajnerin  e ri Anchelotin, të cilin bëri të pamundurën për ta vënë në krye të pankinës së madrilenëve.