Real Madrid zyrtarizon teknikun Ancheloti në pankinë

Pas shumë zërash e diskutimesh, Real Madrid më në fund ka trajnerin e ri, pasi ka zyrtarizuar italianin Karlo Ançeloti në pankinën e kësaj skuadre për tre sezonet e ardhshme. Skuadra spanjolle ndiqte prej kohësh ish teknikun e PSG dhe emërimi i tij në krye të skuadrës së "Galaktikëve" ishte i pritshëm që në fundjavë kur në stolin e kryeqytetasve francez u ul Loren Blank .Vonesa ka ardhur nga fakti se PSG, ku gjendej italiani, nuk kishte siguruar ende firmën e Loran Blank për pankinën e vet dhe vetëm pasi ka arritur të nënshkruajë me ish teknikun e kombëtares së Gjelave, ka lejuar Ançelotin të transferohet në radhët e madrilenëve.Ançeloti kishte gjetur prej kohësh akordin me skuadrën spanjolle, ndaj ka udhëzuar menjëherë klubin të cilësojë të mbaruar kalimin e tij në drejtimin e kësaj skuadre.Sipas njoftimit zyrtar të lëshuar nga drejtuesit e klubit të Real Madrid, Ançeloti ka nënshkruar një kontratë trevjeçare, deri në fundin e Qershorit 2016, ndërsa që në orët e para të ditës së sotme do të jetë i pranishëm në "Santiago Bernabeu" për t'u prezantuar para mediave.Trajnerin italian e pret një punë e madhe në drejtimin e spanjollëve, pasi duhet të përgatitë "revolucionin", i detyrueshëm te kjo skuadër që e mbylli sezonin e fundit pa asnjë trofe. Kështu Ancheloti do të zëvendësojë te Madrilenët ish teknikun portugez, Mourinho. Pritshmëria nga kryeqytetasit spanjoll është e madhe ndërsa Anchelotit do ti kërkohet fitimi i trofeut të 10 në Chempions Ligë, trofe ky që nuk u arriti të fitohej nga Mourinho edhe pse ishte synimi i tij kryesor.Me ardhjen e teknikut italian Ancheloti në krye të Madrilenëve, drejtuesit e skuadrës pritet që të fillojnë fuqishëm merkaton, për ti vënë në dispozicion trajnerit të ri, lojtarët që ai dëshiron për sezonin e ardhshëm.