Tevez te Juventus, pritet vetëm firma
Më në fund Juventus ka gjetur sulmuesin e shumdëshiruar dhe shumpërfolur në këtë merkato verore.Juventusi ka gjetur akordin me Manchester Sitin, për transferimin e Karlos Tevez, në radhët e skuadrës italiane. Sipas mediave Italiane dhe atyre britanike, bëhet e ditur se kampionët e Seria A, do të paguajnë 12 milion euro në arkat e klubit anglez, ndërsa janë edhe rreth 6 milion euro të tjera në formë bonusesh në varësi të arritjeve të skuadrës italiane gjatë 3 viteve të ardhshme, aq sa zgjat kontrata që sulmuesi pritet të firmosë me klubin torinez.Këto para do t'i kalojnë Mançester Sitit nëse Juventusi fiton titullin dhe arrin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Tashmë pritet vetëm prezantimi i lojtarit në Torino pas vizitave mjekësore dhe firmës në kontratën e tij, pasi vështirë se Milani do të ndërhyjë për të penguar këtë transferim, meqë aktualisht nuk ka arritur të shesë ndonjë sulmues tjetër për të marrë argjentinasin. Juventusi i ka vënë para lojtarit një kontratë prej 5 milion euro në sezon, dhe bonuse shumë të larta në varësi të renditjes në kampionat, trofeve të fituar në arenën kombëtare apo ndërkombëtare si dhe golave të shënuar nga vetë bomberi argjentinas.Me këtë blerje, Juventusi arrin të sigurojë yllin që i mungonte në sulm dhe që kërkonte prej dy sezonesh. Bardhezinjtë ishin në kontakt edhe me Gonzalo Higuain, por duket se janë mundur në garën për lojtarin e Real Madrid nga Arsenali. Tani mbetet për tu parë nëse pas Tevez, drejtuesit bardhezi do të tentojnë të bëjën realitet edhe blerjen e mesfushorit me tipare sulmuese, Stefan Jovetiç. Malazezi vazhdon të mbetet një nga të preferuarit e teknikut Konte që sezonin e ardhshëm mund të veshë fanellën e kampionëve të Italisë.