Nesër supersfida Brazil - Itali dhe dueli i talenteve Balo-Neymar

Brazil - Itali do të jetë supersfida e dites së neserme e cila edhe pse vlen vetem për statistika, pritet me interes nga mijera shikues në në të gjithë boten.5 herë fituesit e Kupës së Botës do të kërkojnë fitoren e 3-të në fazën e grupeve përballë 4 herë kampionëve të botës, një sfidë mes dy skuadrave që koleksionojnë plot 9 kupa bote. Kjo përballje do të jetë më shumë interesante për të përcaktuar kryesuesen e grupit e cila shmang një përballje në gjysëmfinale me dominuesit aktual të futbollit botëror, Spanjën. Sfida mes Axurrëve dhe Seleçaos do të jetë edhe sfida mes Neymar dhe Mario Balotellit, dy prej talenteve më në zë të futbollit botëror. Braziliani dhe sulmuesi i Milan mund të jenë zëvëndësuesit e Messit dhe Cristiano Ronaldos për të rivalizuar në fitimin e titujve personal dhe jo vetëm në të ardhmen. Të dy lojtarët kanë një simpati të veçantë për njëri tjetrin pasi kanë thënë fjalët më të mira sa herë janë pyetur në lidhje me lojën që bëjnë si njëri ashtu edhe tjetri.Ajo që do të bjerë në sy në këtë duel yjesh mes Brazilit të Skoalarit dhe Italisë së Prandelit, është mungesa  e Andrea Pirlos. Regjisori i Juventus është dëmtuar gjatë stërvitjes së djeshme në këmbën e djathtë dhe tekniku Cesare Prandelli synon ta ketë gati për në gjysëmfinale duke e ditur që kualifikimi tashmë është i sigurtë.Lajmin e dëmtimit të tij e ka dhënë vetëm mjeku i Axurrëve, Enrico Castelazzi, ku thuhet se Pirlo ka ndjerë dhembje në këmbën e djathtë gjatë stërvitjeve të fundit. Ndërsa vet stafi kërkon të mos e rrezikojë regjizorin e skuadrës për ta patur të freskët për përballjen e gjysmëfinaleve. Gjithashtu në këtë superduel një tjetër kampion që do të mungojë është edhe mesfushori De Rosi për shkak kartonash. Edhe pse pritet të ketë mungesa të mëdha, spektakli në një ndeshje të tillë mes fituesve të 9 herë kampionve të botës, është mëse i garantuar.