Tekniku Skolari: Jemi Brazili, synojmë fitimin e trofeut

Trajneri i Brazilit, Luiz Felipe Scolari, ka si qëllim në vetvete në këtë Kupë të Konfederatave, që të rikrijojë një grup kompakt me të cilin të ketë sukses në Kupën e Botës të vitit 2014, ashtu si në vitin  2002, kur triumfoi në Japoni - Korenë e Jugut. Megjithatë, tekniku i skuadrës, Karioka e pranon se kjo është diçka e vështirë, për shkak të faktorëve të shumtë ndikues jashtë fushe, por edhe presioneve brenda saj, që prekin ekipin e tij të ri.Për më tepër që skuadrën e pret një detyrë e vështirë vitin e ardhshëm, kur do të organizohet aktiviteti. Arsyeja është e thjeshtë: lojtarët do të jenë në qendër të vëmendjes, janë të rinj dhe festat e shumta braziliane mund t'i shthurin ata.Prandaj Scolari duhet që ta bëjë edhe më të disiplinuar grupin, dhe për ta arritur një gjë të tillë kërkon bashkëpunim e të gjithëve duke filluar nga ndeshja e ditës së sotme ndaj Uruguait për gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave."Kjo situatë është ndryshe tani, pasi lojtarët janë të rinj, kanë gjithë ato faktorë mbi vete dhe është e vështirë për t'i kontrolluar. Që të jesh në krye të ekipit brazilian këtu në këto moment është e tëmerrshme. Nuk mundet që të dalim jashtë, lojtarët janë të burgosur. Ata nuk mundet që të shkojnë në plazh, nuk kanë lirinë e tyre të plotë çka ndikon jo pak edhe në rendimentin e tyre në fushën e blertë. Është shumë e vështirë që unë dhe ata ta menaxhojmë këtë situatë," analizoi tekniku i Seleçaos.Në lidhje me ndeshjen e sotme, trajneri Skolari theksoi se: Është një ndeshje e vështirë që mund të na sigurojë finale. Uruguai ka shumë lojtarë të talentuar dhe me eksperiencë që mund të zgjidhin situatat, por ne jemi Brazili dhe fitorja për ne është detyrim,” përfundoi numri 1 i pankinës së Seleçaos.