Napoli prezanton zyrtarisht trajnerin e ri Benitez
Pasditja e djeshme ka qenë një moment i veçantë për skuadren e Napolit. Nënkampionet e Italisë pasi kishin zyrtarizuar prej javesh nëshkrimin me trajnerin e ri Rafa Benitez kanë bërë dje zyrtarisht edhe prezantimin e tij në krye të pankines së bardhekaltërve.Trajneri spanjoll, i cili e njeh relativisht mirë Serinë A pasi më parë ka drejtuar edhe skuadren e Interit shihet si njeriu i duhur për ta udhëhequr skuadren drejt trofeve në sezonet e ardhshme. Presidenti i Napolit De Laurentis beson se spanjolli do të bëjë një revolucion në drejtimin e napoletanëve, ndërsa vetë Benitez është shprehur mjaft i lumtur që ka besimin e plotë të stafit dhe tifozëve për të udhëhequr skuadren trejt rezultateve sa më pozitive të mundshme.Në deklaraten e tij të parë gjatë prezantimit ish tekniku që drejtoi Chelsin drejt fitimit të Europa Ligë në sezonin që sapo lamë pas e nisi deklaraten me një batudë, ndërsa premtoi se do të bëjë maksimumin që skuadra e Napolit të arrijë të fitojë sa më shumë trofe."Italishtja ime nuk është ende perfekte, duhet të mësoj ashtu siç duhet të mësoj edhe gjuhën napoletane duke filluar nga emri im. Tani nuk quhem më Rafa, por Rafe" ishte batuda e teknikut iberik.Ndërsa në lidhje me punen e tij në krye të napoletanve ai theksoi se: “Do të punojmë fortë që skuadra të marrë rezultatet që meriton. Unë jam këtu për të fituar trofe. Puna jonë do të fillojë me disa përforcime në merkato që në bashkëpunim me drejtuesit do të bëjmë zgjedhjet dhe goditjet e duhura. Sezoni do të jetë i vështirë, pasi do të jemi pjesë e të gjithë kompeticioneve ndaj dhe nevojiten sa më shumë lojtarë cilësorë që të përballojmë sezonin.Rivalitetit në Itali do të jetë i lartë, por ne do të punojmë shumë që në fund te kemi mundësi të fitojmë ndonjë trofe”përfundoi Benitez fjalimin me nota mjaft pozitive për bashkpunimin mes tij dhe stafit drejtues të nënkampionëve të Seria A.