Gjysmëfinalja Brazil-Uruguai, formacionet e mundshme
Brazil-Uruguai do të jetë gjysëmfinalja e parë e Kupës së Konfederatave. Kjo gjysëmfinale e cila është krejtësisht latine, të kujton vitet 1950, kur ekipi i "Celeste" mundi në finale skuadrën e Seleçaos dhe u shpall kampione bote për herë të dytë në historinë e tyre. Ndaj sot kjo përballje mund të konsiderohet si një hakmarrje për ekipin e Brazilit, që kërkon triumfin në fushën e vet. Në përballjen e dites së sotme, mbetet në dyshim David Luiz, nga minuta e parë, ndërsa në mesfushë do të rishihet deri në minutat e fundit Paulinho, ndërsa sulmi është i konfirmuar nga Skolari, i cili do të vazhdojë tu besojë treshes Hulk, Oscar dhe Neymar që do të jenë pas Fred.Në mbrëmjen e sotme, tekniku i Seleçaos pritet të hedhë në fushë formacionin (4-2-3-1) .Në portë: Hulio Sezar, në mbrojtje: Dani Alvesh, Tiago Silva, David Luiz, Marcelo, në qendër të mesfushës: Luis Gustavo dhe Paulinho, ndërsa treshja e frikshme Hulk, Oscar, dhe Neymar do të jenë mbështetësit kryesor të sulmuesit të vetëm në repartin e avancuar Fred.Ndërsa nga ana tjetër tredhëmbësh edhe për Tabarez: Forlan, Suarez dhe Cavani do të tentojnë të vënë në vështirësi kapitenin Tiago Silva dhe mbrojtjen Karioka.Trajneri i skuadrës së Uruguait pritet të hedhë në fushë formacionin 4-3-3.Në portë: Muslera, në mbrojtje: Pereira, Lugano, Godin, Kaseres, në mesfushë Rios, Perez, dhe Gonzalez, ndërsa në sulm do të jetë treshja Forlan, Suarez, Kavani.Ndeshja do të luhet në qytetin e Bele Horizonte në orën 21.00 dhe do të drejtohet nga arbitri kilen, Enrique Osses.Kompanitë e basteve favorizojnë në këtë përballje vendasit e Brazilit duke e kuotuar fitoren e tyre me koefiçentin 1.4, barazimin 4 ndërsa fitorja e mundshme e Uruguait kuotohet me koefiçentin 8.Kush fiton këtë përballje do të luaj në finale me fituesen e gjysmëfinales tjetër, atë mes Spanjës dhe Italisë që do të luhet nesër.