PSG marrëveshje me teknikun Loren Blanc

Intrigat e pafundme se kush do të ulet në stolin e PSG, duket se nuk do të mbarojnë kurrë. Pas kërkesës së Anchelotit për tu larguar, çështja më e rëndësishme në kampin e kampionëve të Francës, është kthyer gjetja e zëvendësuesit të teknikut Italian. Pas shumë refuzimesh të trajnerëve me emër në arenën ndërkombtare si Hiding, Kapalo apo dhe Vilas Boas, parizienët duket se janë pranë gjetjes së trajnerit të ri të skuadrës që pritet të jetë francezi, Loren Blank.Mediat transalpine janë të bindura se ish tekniku i Gjelave do të jetë trajneri i ardhshëm i kësaj skuadre pasi drejtuesit e PSG kanë kthyer sytë krejtësisht nga "prodhimi vendas", duke kontaktuar me menaxherin e Blank.Tekniku ka shprehur pëlqimin e tij për PSG, ndërsa kanë filluar diskutimet që pritet të kanë një fund të lumtur. Sipas të përditshmes "L'Ekuip" thuhet se mes palëve po diskutohen detajet teknike të kontratës, ndërsa nuk është bërë e ditur ende se sa do të jetë kohëzgjatja e qëndrimit në krye të Kampionve të Francës. Lajmi i zyrtarizimit të Blank në krye të pankinës së PSG, pritet të vijë gjatë ditës së sotme ose e shumta nesër. Me nënshkrimin e teknikut Blank, i hapet përfundimisht rruga largimit të shumëpritur të Ançelotit drejt Real Madrid.Trajneri italian mund të jetë personi më i gëzuar në këtë mes, pasi më në fund do të shkojë te skuadra që dëshiron, duke i dhënë lamtumirën parisienëve ku prej disa javësh është praktikisht një peng i gjetjes së trajnerit të ri.Në 24 orët e ardhëshme pritet të marrë fund përfundimisht kjo telenovelë e cila ka mbajtur në ankth jo vetëm tifozat e dy skuadrave por edhe mediat ndërkombëtare.