Zyrtare, Blanc trajner i ri i PSG për dy sezonet e ardhshme

Tashmë është zyrtare, trajneri francez Loren Blank do të jetë trajneri i ri i skuadres së PSG për sezonet e ardhshme. Telenovelës që zgjati pafund në këtë merkato verore tashmë i ka ardhur fundi dhe tifozët e kampionëve të Frances njohin tashmë zyrtarisht teknikun e ri që do të udhëheqë skuadren drejt trofeve.Ish tekniku i kombëtares franceze Lauren Blanc merr zyrtarisht drejtmin e Paris Saint Germain pas aventurës së Carlo Ancelottit, të cilit iu ndez drita jeshile për t'u ulur në stolin e Real Madrid. Kampioni i botës në vitin 1998 rikthehet në drejtimin e një skuadre pasi drejtoi Francën përpara dhe gjatë Euro 2012, ndërsa Real Madrid duhet të paguajë 4.5 milionë euro për të ndërprerë detyrimet kontraktuale të teknikut italian.Blanc ka drejtuar edhe më parë në Francë ekipin e Bordeaux gjatë viteve 2007-2010, ndërsa e pranoi me kënaqësi ofertën e presidentit Nasser al-Khelaifi dhe drejtorit sportiv Leonardo, të cilët gjetën një pikë të përbashkët me agjentin e tij, Jean-Pierre Bernes duke i hapur rrugën një bashkëunimi të ri mes teknikut Blanc dhe kryeqytetasve të PSG.Kontrata e arritur tashmë parashikon bashkëpunimin 2 vjeçar me opsion për një vit shtesë në bazë të rezultateve, ndërsa sipas mediave franceze bëhet e ditur se ajo do të nënshkruhet zyrtarisht ditën e hënë.Në këtë mënyrë, Paris Saint Germain i ka dhënë fund një kalvari të gjatë kërkimesh që nisi me Jose Mourinhon, vazhdoi me Arsene Venger, Rafa Benitez, Manuel Pelegrinin, Roberto Mancinin, Guus Hiddink, Michael Laudrup, André Villas-Boas dhe Fabio Capellon.Pas konfirmimit të trajnerit të ri, drejtuesit e PSG do të përqendrojnë vëmendjen në merkato për të përforcuar ekipin, pasi rivaliteti në Ligen e parë franceze këtë vit pritet të jetë i lartë me Monakon që ka bërë disa goditje të mëdha në merkaton e transferimeve dhe ku spikat blerja e sulmuesit të momentit Radamel Falcao.