Protesta në Brazil, shënohet viktima e parë
Përgatitjet e Brazilit për Kupën e Botës së vitit të ardhshëm u dëmtuan sërish nga protestat e përhapura të Enjten, ku morën pjesë më shumë se 1 milion njerëz, që marshuan kundër qeverisë në qytetet më të mëdha të vendit. Presidentja i vendit ka anulluar një udhëtim jashtë shtetit për t'u marrë me krizën në rritje, ndërsa ka lindur natën e fundit dilema se mund të anulohet edhe zhvillimi i mëtejshëm i Kupës së Konfederatave mes frikës dhe sigurisë.Mbi 300,000 vetë u mblodhën në qendër të Rios, ndaj të cilëve policia përdori gaz lotsjellës dhe fishekë gome për ti shpërndarë, ndërsa ka pasur edhe përleshje ndërmjet policisë dhe protestuesve në Salvador përpara ndeshjes Uruguaj-Nigeri. Ndërsa sot mediat ndërkombëtare raportojnë për një të vdekur dhe 60 të plagosur.Vala më e madhe e protestave në Brazil prej më shumë se 20 vjetësh, të cilat pritet të vazhdojnë edhe gjatë gjithë Kupës s Konfederatave, kanë marrë mbështetje nga një numër i lojtarëve aktualë të Brazilit, duke përfshirë Neymar, Dani Alves, Hulk dhe David Luiz.Sipas "CBN-së", kombëtarja e Italisë është duke shqyrtuar largimin e menjëhershëm prej Brazilit, ku disa nga lojtarët gjenden së bashku me familjet e tyre, pasi mbrojtja nuk është e garantuar.Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter e ka lënë të hënën kryeqytetin brazilian Rio de Janeiro, me arsyetimin se do te ndjekë Kampionatin Botëror U-20, i cili po mbahet në Turqi, por një gjë të tillë mediat e huaja e kanë përgënjeshtruar duke thënë se Blatter iku nga Brazili si rezultat i dhunës.