Spanja e kthen në stërvitje ndeshjen ndaj Tahitit, fiton 10-0

Ashtu siç pritej, Spanja ka bërë një "shëtitje" në takimin e dytë të kupës së konfederatave përballë një kundërshtari të lehtë si Tahiti, duke fituar lehtësisht me rezultatin e thellë 10-0. Kampionët e Evropës dhe Botës në fuqi e kanë pasur shumë të thjeshtë arritjen e objektivit përballë amatorëve që vinin nga Oqeania, ndërsa duhet theksuar fakti që Iberiket nuk u sforcuan aspak për të arritur këtë fitore me diferencë kaq të madhe, pasi në të kundërt rezultati do të kishte qenë katastrofik. Edhe pse Iberikët arriten të fitonin 10-0 ata nuk arriten të thuenin rekordin e tyre, që është rezultati 13-0.Në këtë ndeshje e cila ishte më shumë një senancë "stërvitore", Del Boske hodhi në fushë shumë prej zëvendësuesve, duke filluar nga dyshja e sulmit Torres-Vija, të cilët iu kthyen partneritetit të vjetër duke shënuar 7 nga 10 golat e shënuar për kombëtaren Iberike.Në fund, Torres e mbylli takimin me 4 gola dhe një asisit për golë pa harruar këtu edhe një penallti të humbur, ndërsa Vija shënoi 3 gola e një pasim. Përveç pokerit të Torres dhe Hetreikut të Vijas një dopiet personale në këtë përballje shënojë edhe mesfushori i Manchester Sitit David Silva. Ndërsa edhe mesfushori i Chelsit Huan Mata arriti të shënojë emrin e tij në këtë goleadë të kampionve të botes dhe Europes. Me arritjen e fitores së dytë radhazi në grupin B Spanja e Del Boskes ka siguruar kualifikimin për në turin tjetër edhe pse ndeshjen e fundit do ta ketë përballë Nigerisë.Ajo që ra në sy në këtë takim përveç rezultatit që disi ishte i pritshëm është fakti se Tahiti mori një pritje prej heronjsh në stadiumin legjendar "Marakana", pasi tifozët mbështetën çdo iniciativë sulmi të skuadrës së vogël, duke bërë tifozeri për të dhe jo për kampionet në fuqi të botës dhe Europës.