Manchester United arrin akordin me talentin Thiago Alcantara

E ardhmja e talentit spanjoll Thiago Alkantara, i cili shpertheu ne finalen e europianit për 21-vjeçarët duket gjithmonë e më larg Barcelones. Sipas mediave angleze bëhet e ditur se ekipi legjendar i Premier Liges, Mançester Junajted është një hap larg firmës me talentin e të ardhmes së futbollit iberik. Tabloidi britanik "Deily Meil" bën të ditur se kampionet e anglezë kanë arritur të gjejnë akordin me futbollistin e talentuar spanjoll."Djajtë" kanë mundur konkurencën e "kushërinjve" të Mançester Sitit dhe italianëve të Milan, duke gjetur një marrëveshje prej 5 milion paund në vit për lojtarin që do të nënshkruajë një kontratë 4 ose 5 vjeçare.Kontrata nuk është finalizuar ende, pasi bisedimet mes klubit dhe futbollistit do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës ndërsa në fillimin e javes tjetër gjithçka pritet të bëhet zyrtare nga ana e të dy palëve. Me zyrtarizmin e transferimit që pritet të vijë në fillimin e javës së ardhshme dhe Tiago Alkantara do të prezantohet në fillimin e muajit Korrik.Futbollisti do të kushtojë vetëm 17 milion paund, aq sa është klauzola e largimit të tij dhe klubi anglez po përfiton nga fakti që është vetë dëshira e mesfushorit të largohet nga Barça.Futbollisti nuk ka gjetur hapësirat e mjaftueshme te katalanasit dhe mendon se duke luajtur si titullar në një skuadër tjetër, mund të ketë shanse reale të fitojë një vend edhe në mesfushën e kombëtares së Spanjës dhe vitin e ardhshëm të luajë në Botëror.Ka qenë pikërisht ky fakt, që talenti Alkantara ka bërë të ditur largimin. Te Manchester ai pritet që nën drejtimin e trajnerit të ri të djajve, Mojes, të zëvendësojë një legjendë të kësaj skuadre siç ka qenë mesfushori Angles Pol Skols.