Uruguai nuk shkëlqen por fiton ndaj Nigerisë 2-1

Pas humbjes ndaj Spanjës, Uruguai i Edison Kavanit dhe Suares është rikthyer të fitorja duke rritur shpresat e kualifikimit për në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave. Edhe nuk kanë shkëlqyer amerikano-latinët kanë merr atë që i nevojitet për të mbetur sërish në lojë për të kaluar fazën e grupeve dhe pse jo për të vazhduar ëndrrën drejt fitimit të trofeut.Djemtë e Tabarez siguruan fitoren e parë në këtë kompeticion por loja e tyre çalon në ndërtimin e aksioneve të rrjedhshme duke bërë përjashtim këtu golin e fitores. Loja nis mirë për kampionet e Amerikës Latine ndërsa qendërmbrojtësi Lugano është ai që i dha avantazhin ekipit latin në minutën e 19' pas një krosimi të Rodriguez i cili e nxorri vetëm para porte duke i lehtësuar mënyren e shënimit.Pas disavantazhit Nigeria mundohet të reagojë  ndërsa tregon më shumë forcë fizike dhe më tepër freski në fushë. Pas disa përpjekjeve në minuten e 37 kampionet e Afrikes arrinë të vendosin barazpeshën me anë të Obi Mikel, i cili nga brenda zonës me një gjuajtje të fortë mposht portierin Muslera.Pjesa e parë e lojës mbyllet me rezultatin 1-1, ndërsa pjesa e dytë nis me Uruguajin në vështirësi, kjo falë presionit të vazhdueshëm të afrikanëve. Atëherë kur mendohej se Nigeria do të kalonte në avantazh është veterani Latinve Diego Forlan i cili tregon aftësitë e tij dhe eksperiencën në gjetjen e rrugës së rrjetës. Ish bomber i Manchester United, Atletiko Madrid dhe Inter arrin të shënojë golin deçiziv të kësaj përballje pas një asistimi të shërbyer nga sulmuesi i Napolit Kavani.Minutat në vijim nuk sjellin ndryshim rezultati. Uruguaji merr tre pikët e para dhe është një hap kalimit në gjysëm finale pasi ndeshjen e fundit e ka ndaj Tahitit  ku pritet fitore e thellë ashtu siç ishte ajo e  Spanjës.