Ja destiancionet e lojtarëve të kombëtares sonë në merkato

Legjonarët e Kombëtares tonë vazhdojnë të jenë pjesë e rëndësishme e merkatos ndërkombëtare dhe kryesishtë asaj të Seria A. Pas konfirmimit të Atalantes se Migjen Basha mund të jetë përfundimisht një lojtar krejtësisht i Torinos, drejtuesit e klubit kanë bërë të qartë se se është arritur marrëveshja me Bergamaskët që kartoni i mesfushorit kuqezi të jetë krejtësisht i tyre. Për të arritur këtë marrëveshje dirigjenca e klubit është detyruar të derdhë në arkat e klubit të Atalantas shumën e 350 mijë euro. Me këtë shumë, klubi torinez arriti të sigurojë dhe pjesën e kartonit të Bashës që më parë disponohej në bashkëpronësi me bergamaskët.Një tjetër emër i lakuar në këtë merkato verore në Itali është edhe Saimir Ujkani. Gardiani kuqezi që këtë sezon ka humbur vendin e titullarit në Seria A është vënë në qendër të vëmendjes se disa skuadrave. Ndër më kryesoret për momentin është skuadra e Kaliarit. Gjatë një interviste për "cagliarineës", një nga menaxherët e klubit sard ka theksuar se një largim i portierit aktual Agazzi do të sillte në Sardenjë pikërisht kosovarin e kombëtares tonë.  Ndërkohë kujtojmë që Ujkani është edhe në krye të listës së dëshirave edhe të Torinos, por gjithçka varet nga dëshira e Palermos për ta lënë të lirë.Një tjetër emër i njohur i futbollit shqiptar që pritet të ndryshojë ambient në këtë merkato verore është Bomberi veteran i kuqezinjve Erion Bogadani. Sulmuesi që ka luajtur një jetë të tërë në Seria A pritet që sezonin e ri të mos jetë pjesë e ekipit të Sienas.  Sipas mediave Italiane 36-vjeçari flitet se sezonin e ardhshëm mund të veshë fanellën e Palermos ku mund ti bashkohet me shumë gjasa portierit Ujkani gjithmonë nëse ky i fundit nuk largohet nga skuadra. Bogu është një dëshirë e vetë trajnerit të ri të Palermos Xhenaro Gatuzo i cili u ka kërkuar drejtuesve të klubit të nënshkruajnë me bomerin e kombëtares tonë kuqezi.Gjithashtu një lëvizje tjetër e konfirmuar tashmë është ajo e portierit veteran Isli Hidi i cili ka firmosur me Apolon Limasolin kundërshtarin më të fortë të ish-skuadrës së tij Ael Limasol ku fitoj edhe një kampionat në sezonin 2011-2012.Lëvizje pritet të ketë edhe për lojtarë të tjerë kuqezi më pak të njohur por që pritet të shpërthejnë jo vetem në Seria A. Ajo që vlen të theksohet është fakti se po rritet nga viti në vit numri i kuqezinjve që kërkohen në merkaton ndërkombëtare.