Madrilenët rezervojnë numrin 11 për Bale, Isco refuzon Realin

Drejtuesit e Klubit Madrilen vazhdojnë të shprehin një simpati të tepruar për talentin e futbollit Uellsian Geret Beil. Dy drejtuesit kryesorë të merkatos Presidenti Perez dhe Drejtori sportiv Zidan e dëshirojnë me patjetër mesfushorin e Totenham në skuadër dhe kjo shihet qartë edhe nga lëvizje joshëse  që Galaktikët vazhdojnë të bëjnë për 23-vjeçarin  Uellsian.Sipas të përditshmes Iberike AS bëhet e ditur se nënkampionet e Spanjës kanë rezervuar numrin 11, atë që mesfushori anësor mban te skuadra e tij aktuale Tottenham i cili është edhe numri i tij i preferuar. Madrilenët argumentojnë se ai do të jetë "galaktiku" i 11-të që do të vijë në skuadër ndaj edhe rezervermi i këtij numri për Uellsianin e talentuar është mjaft sinifikativ.Ndërkohë, presidenti Florentino Perez shpreson që në korrik ai të shpallë blerjet e dy yjeve, Bale dhe Isco. Për të parin pritet të shpenzohen 100 milionë euro, kurse për talentin spanjoll 30 mln euro por asgje nuk është e sigurt pasi lajmet e fundit flasin se talenti i Malages ka refuzuar oferten e Madrilenve. Në britani të gjithë janë të bindur se Isco, do të ndjekë gjurmet e teknikut Pelegrini për tu transferuar në Premier League. Tabloidi Anglez "Daily Mirror" bën të ditur se mesfushori do të lerë Malagan dhe pavarësisht ofertës së Real Madrid ka vendosur të shkojë tek Manchester City ku e pret edhe ish tekniku i tij Pellegrini.Ndërsa sipas "El Konfidencial", talenti i datëlindjes 1992 ka vendosur të injorojë ofertën e madrilenëve duke e shprehur hapur destinacionin e tij të ardhshëm  që është kalimi te "Qytetaret" nën urdhërat e Teknikut Kilen Pelegri i cili më shumë se askush tjetër i di vlerat e talentit që zbullojë te Malaga dhe që e bëri të shpërthente në arenën ndërkombëtare. Tani pritet oferta zyrtare e Sitit që Isko të bëhet zyrtarisht pjesë e grupit të kësaj skuadre.