Barcelona kërkon me ngulm sulmuesin Wayne Rooney

Blerja e yllit brazilian Neymar dhe shkëlqimi i tij deri më tani në kombëtaren e Brazilit në Kupën e Konfederatave, u duk sikur do të kishte mbyllur llogaritë me përforcimet në repartin e avancuar për skuadrën e Barcelonës. Por në të vërtetë nuk ka ndodhur kështu, pasi lajmet e fundit bëjnë të ditur një interesim të katalanasve për sulmuesin e kombëtares angleze, Wayne Rooney. Futbollisti i Manchester United, ka shprehur dëshirën për të ndryshuar ambient, gjë për të cilën ka vënë në dijeni edhe trajnerin e ri të "Djajve të Kuq", David Moyes. Për të arritur tek Rooney, Barcelona duhet të shpenzojë minimalisht 30 milionë euro.Gazeta britanike "The Sun", bën të ditur dëshirën e madhe të kampionëve të Spanjës për të formuar në sulm treshen Messi-Neymar-Rooney. Megjithatë planet e katalanasve mund të prishen nga konkurenca e forte, pasi për yllin anglez janë të interesuar shumë skuadra, mbi të gjitha rivalët e përjetshëm të katalanasve, Real Madrid që sezonin e ardhshëm do të drejtohet nga tekaniku Ancheloti.Megjithatë edhe në Angli nuk duhet harruar interesimi i Chelsea-t të Jose Mourinhos për 27-vjeçarin si dhe futja në tratativa e Arsenal që ka bërë të ditur buxhetin e madh për të shpenzuar në merkaton e verës.Mesa duket objektivi i Barcelonës nuk mbetet vetëm një qendërmbrojtës i kalibrit të lartë, ose më mirë kapiteni i Brazilit, Thiago Silva, por edhe një sulmues i tillë, që do të krijonte me fanellën blaugrana pa më të voglin dyshim, sulmin më të rrezikshëm në botë. Nëse arrihet një gjë e tillë në orët e ardhshme, atëherë skuadra e Barcelonës do të përqendrojë forcat për përforcimin e vetëm në mbrojtje për ti garantuar teknikut Vilanova kontigjentin e nevojshëm për edicionin e ardhshëm.