FIFA mohon ndërprerjen e Kupës së Konfederatave, shënohet viktima e dytë nga protestat

FIFA ka lëshuar një deklaratë ku ka përgënjeshtruar hipotezën e ndalimit të Kupës së Konfederatave për shkak të protestave të dhunshme që kanë përfshirë Brazilin. Situata ka kaluar jashtë kontrollit dhe si rrjedhojë, mediat ndërkombëtare bëjnë të qartë se shumë skuadra, apo edhe vetë delegatët e FIFA-s, janë gati të braktisin Brazilin.Dhuna e shpërthyer, e cila deri tani ka marrë jeten e dy protestuesve dhe ku ka mbi 60 të plagosur pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim. Kjo sjellë pasiguri te skuadrat që po marrin pjesë në aktivitet. Disa prej tyre tani nuk lejohet më të dalin nga hotelet, duke jetuar në gjendje shtetrrethimi, në kushte që nuk kanë aspak lidhje me një turne të tillë.Ndonëse FIFA zyrtarisht ka deklaruar se aktiviteti vazhdon, burime të mediave të ndryshme kanë bërë të qartë se Sep Blater jo vetëm ka dërguar një paralajmërim për ndalimin e këtij aktiviteti, por edhe ka bërë të qartë se do të hedhë në gjyq shtetin brazilian për dëme.Drejtuesit e FIFA-s mendojnë se fakti që shteti brazilian i ka kushtuar kaq shumë interes Kupës së Konfederatave për të bërë publicitet, ka shtyrë edhe protestuesit të shpërthejnë në valë masive urrejtje ndaj qeverisë dhe për më tepër aktivitetit në fjalë. Si rrjedhojë, është vënë në rrezik jeta e pjesëmarrësve në Kupën e Konfederatave, me shumë prej protestuesve që shpesh janë përpjekur të hyjnë në stadiume, apo në hotelet ku gjenden kombëtaret e ndryshme.Në një situatë të tillë, ushtria braziliane ka marrë përsipër të garantojë sigurinë e futbollistëve dhe atyre që i shoqërojnë, duke rrethuar të gjitha hotelet.Sipas "Rregullores së Përgjithshme" të aktivitetit, nëse vendi organizator nuk arrin të garantojë sigurinë, atëherë aktiviteti ndërpritet automatikisht. Kujtojmë që protestat në Brazil nisen si kundërshtim ndaj shpenzimeve pa kriter të Federates Braziliane të Futbollit për rindertimin e Stadiumeve për boterorin e ardhshëm, në njëkohe kur vendi është në krizë të thellë ekonomike.