Presidenti i Barcelonës Rosell: Do të ketë blerje të tjera të mëdha

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, në një tintervistë për mediat spanjolle ka lënë të kuptohet se klubi i tij po interesohet për blerje të tjera të mëdha pas talentit Brazilian të futbollit Neymar. Në planet e presidentit të klubit katalanas tashmë është përforcimi i repartit të mbrojtjes që ishte edhe më problematiku në sezonin që sapo lam pas.Ndaj interesimi më i madh në këtë merkato vazhdon të mbetet blerja e një qendërmbrojtësi i cili do të luaj në krahëtë të Pike. Mbrojtësin e PSg, Tiago Silva është objektivi kryesor dhe madhor i ekipit Blaudrana dhe një gjë të tillë e konfirmon edhe vetë numri 1 i katalanasve gjatë intervistes së tij. Sipas tij, pengesa më e madhe në rastin konkret nuk është çmimi që i vënë nga klubi francez, dhe rroga e lartë që përfiton."Asgjë nuk mund të përjashtohet, por do të jetë e vështirë të bëhen negociata. Ne nuk kemi nisur kontaktet me PSG-në pasi rroga e lojtarit është shumë e lartë. Ne mund ta përballojmë një rrogë të tillë, por kjo mund të sjellë probleme brenda grupit të lojtarëve aktualë të ekipit", shpjegoi Rosell.Presidenti i Barçës më pas ka saktësuar edhe të ardhmen e portierit Viktor Valdes si dhe sulmuesit David Vija, të cilët do të vazhdojnë të jenë pjesë e ekipit edhe në sezonin e ardhshëm."Menaxheri i Viktor i tha drejtorit sportiv, Andoni Zubizarreta, se Valdes do të qëndronte në klub deri në fundin kontratës së tij.Ne jemi të kënaqur për këtë fakt, pasi kontrata e tij përfundon në verën e ardhshme, ndërsa stafi teknik të vazhdojë të qëndrojë në vëzhgim për një zëvendësues të mundshëm. Përsa i përket Vija, ai do të qëndrojë në klub derisa ne të vendosim largimin e tij". Ka përfunduar Rosell duke lënë të kuptohet se do të ketë ndryshime të tjera në ditet në vijim.