Marchisio: Nëse Juventus më konsideron të panevojshëm mund të largohem
Klaudio Markizio i ka idetë e qarta: nëse Juventusi nuk e cilëson atë një lojtar të rëndësishëm, atëherë do të fillojë të kërkojë një të re, në një periudhë ku ofertat nuk i mungojnë. Mesfushori i Bardhezinjve ka lëshuar këtë deklaratë bombë nga Brazili, ku është i grumbulluar me përfaqësuesen italiane për pjesëmarrjen në Kupën e Konfederatave."Kur të më jepet mundësia të flas me Juventusin, do të shoh nëse për ta Klaudio Markizio është ende një lojtar i rëndësishëm, ashtu siç ka qenë deri tani. Nëse nuk do të jetë kështu, atëherë do të jetë normale që të shoh rreth e rrotull për ndonjë skuadër tjetër", ishte paralajmërimi i futbollistit që është rritur me fanellen bardhezi në trup dhe në zemer.Më tej gjatë deklarates së tij Markizio shtojë se: "Gjërat bëhen bashkërisht dhe nëse Juve më sheh si lojtar të rëndësishëm, është e kotë të vazhdojmë këtë bisedë. Për është normale që të ndjesh pak krenari kur dëgjon se mbërrijnë oferta të shifrave të larta nga Monako apo Mançesteri, edhe pse realisht askush nuk më ka telefonuar mua personalishtë", shpjegoi ai duke konfirmuar se për momentin ofertat janë vetem mediatike dhe asgjë zyrtare.Me këtë deklarat mesfushori i "Zonjes së Vjeter" kërkon të dijë se si do të shkojë e ardhmja e tij në radhet e Bardhezinjve pasi sezoni i ri fillon shumë shpejt dhe ai dëshiron të jet i përgatitut për cdo vendim që do të marrin drejtuesit e Klubit. Ai shihet qartë se gjithcka e ka lënë në doren e tyre edhe pse dëshira e tij mbetet për të vazhduar me Juventusin edhe në vitet e ardhshme. Madje Markizio shpesh herë ka bërë të ditur se e sheh veten një kapiten të ardhshëm të skuadres së Juventusit.