Messi: Akuzat janë të pavërteta

Futbollisti  më i mirë në botë, Lionel Messi, ka reaguar pas akuzave të ngritura nga autoritetet spanjolle për evazion fiskal.25-vjeçari thotë se ndihet i qetë dhe se nuk ka asgjë të vërtetë nga këto akuza."Unë ndihem i qetë për këto akuza. Janë tërësishtë të pavërteta. Avokatët e mi do të punojnë në këtë drejtim për ti mohuar të gjitha me fakte. Unë do të jem shpejt në Spanjë dhe do ti rrëzojë këto akuza" deklaroi Messi.Ai  dhe  babi i tij Jorge Horacio, akuzohen se kanë mashtruar shtetin me më shumë se 4 milionë euro duke  përpiluar formularë të pavërtetë për kthimin e taksave, gjatë viteve 2007-2009. Hetuesja e çështjes në fjalë është prokurorja Raquel Amado.Messi dhe babai i tij janë informuar për akuzën e ngritur nëpërmjet një letre të dërguar nga autoritetet në qendrën stërvitore Gava. Rroga e tij neto tek Barcelona thuhet të jetë 16 milionë euro, duke e bërë atë lojtarin me të paguar të botës.Messi dhe babai i tij dyshohet se kanë përdorur kompani jashtë Spanjës  për të shitur të drejtat e përdorimit të imazhit të futbollistit. Nëse gjendet fajtor, Messi mund të përballet me deri në 6 vjet burg dhe gjobë.