Ish-presidenti i Barcelonës mbron Messin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2013, 21:42
Ish presidenti i klubit futbollistik të Barcelonës, Joan Laporta tha se nuk beson se futbollisti i njohur i këtij ekipi, Lionel Messi, është përfshirë në evazion fiskal.Autoritetet spanjolle tatimore kanë akuzuar sulmuesin argjentinas të Barcelonas dhe të atin e tij se nuk kanë paguar më shumë se 4 milionë dollarë tatime nga të ardhurat që ka marrë Messi në reklamat ku është përdorur imazhi i tij në vitet 2006-2009.Prokurori thotë se të ardhurat u fshehën në mënyrë efektive nga autoritetet spanjolle përmes kompanive inaktive në vendet si Belize dhe Uruguaj.Nëse shpallen fajtorë, Messi dhe i ati, mund të përballen me katër vjet burg.Messi të mërkurën imohoi akuzat.